Stilsti i njohur shqiptar publikon foton më të bukur: Është një vajzë që më ka marrë zemrën
Valdrin Sahiti ka publikuar pak më parë foton më të ëmbël me vajzën e tij, Bella. Babë e bijë shfaqen të kapur përdore dhe të veshur më ‘fashion’ se kurrë teksa ecin së bashku.
“Është një vajzë që më ka marrë zemrën dhe ajo më thërret baba”, shkruan stilisti krahas imazhit të ëmbël.
Valdrini e ka ndërtuar jetën e tij mes Kosovës, Dubait dhe SHBA-së. Stilimet e tij kanë prekur tapetin e kuq dhe janë veshur nga yjet ndërkombëtarë, por përtej punës së lodhshme dhe angazhimeve, ai ka raportin perfekt me vajzën e tij. Për ta kuptuar këtë fakt, mjafton t’i hedhësh një sy dedikimeve që ai bën për të.