Studim: T’i dhurosh fëmijës një “smartphone” është njësoj sikur…

Drejtoresha e klinikës Harley Street, Mandy Saligary thotë se shumica e pacienteve të saj janë 13 vjeçarë të cilët e shohin sexting (sex texting) si diçka “normale” dhe që është “problem” vetëm nëse zbulohet nga prindërit. Koha e shpenzuar duke shkëmbyer mesazhe me miqtë në Snapchat dhe Instagram mund të jetë një varësi po aq e rrezikshme për adoleshentët sikurse droga dhe akooli, dhe duhet të trajtohet si e tillë, u tha në një konferencë për drejtuesit dhe mesuesit e shkollave në Londër. Specialistja Mandy Saligari tha se koha e shpenzuar në ekran shpesh anashkalohet si të qënët një mjet i mundshëm varësie tek moshat e reja. Ajo vazhdoi duke thënë se edhe fëmijët 13 vjeçarë po pajtohen me teknologjinë digjitale- ku një numër i madh fëmijësh në Britani ndërmjet moshave 12 dhe 15 pranojnë se nuk e balancojnë kohën ndërmjet ekranit dhe aktiviteteve të tjera.

“Kur përmendet varësia, njerëzit i hedhin sytë nga substancat apo gjëra të tjera- por në të vërtetë është një sjellje që shfaqet dhe në forma të tjera,” thotë Mandy Sigarly, duke përmendur si shembuj fiksimet për ushqimet dhe sexting. Kohët e fundit është rritur shqetësimi mbi numrin e të rinjve të cilët marrin apo dërgojnë imazhe pornografike, apo mbi qasjen e moshave në përmbajtje të papërshtashme online. Specialistja thotë se dy të tretat e pacientëve të saj ishin 16-20 vjeçarë që kërkonin trajtim për varësinë – “një rritje dramatike” – por shumica e pacientëve ishin akoma më të rinj.
Në një studim të fundit u tha se një në gjashtë nga nxënësit me këto shqetësime vinin nga shkollat fillore. Më shumë se 2000 fëmijë janë raportuar në polici për krime në lidhje me imazhe të pahijshme në tre vitet e fundit. Shifrat tregojnë gjithashtu se më shumë se 4 në 10 prindër e kanë të vështirë të kontrollojnë kohën që fëmijët e tyre shpenzojnë në ekran. Madje edhe 3 dhe 4 vjeçarët shpenzojnë një kohë të gjatë përpara ekraneve për rreth 6 orë në javë. “Duhet të vihet theks mbi kohën e gjumit si dhe t’u kërkohet fëmijëve që të shpenzojnë më shumë kohë larg telefonave. Nëse kapet shpejt (varësia), fëmijët mund të mësojnë të kenë një vetë-kontroll në lidhje me kohën që shpenzohet para ekranit dhe atë me aktivitete të tjera, kështu ne nuk po i kontrollojmë por po u themi se çfarë duhet të bëjnë, duhet ndarë koha që të shijohen të dyja ”shtoi ajo./Burimi “konica.al”

Share With:
Translate »
849 Views