Studimi: Çfarë u ndodh trurit të foshnjave nëse flisni me ta

Sa më shumë t’u flisni foshnjave në vitet e para të jetës, aq më shumë do të ndikoni për mirë në formimin e strukturës së trurit të tyre, thonë studiuesit.

Studimet kanë sugjeruar më parë se biseda me foshnjat mund të përmirësojë aftësitë e tyre të përpunimit të gjuhës si edhe pasurimin e fjalorit. Tani, studiuesit thonë se ka një lidhje midis të folurit të të rriturve dhe përqendrimit të një substance në tru – të njohur si mielin – që rrethon nervat dhe i bën sinjalet më efikase.

Kjo substancë është e rëndësishme për t’i mbajtur nervat e trurit në funksion, duke dërguar dhe marrë sinjale nga të gjitha pjesët e trupit. Pa qelizat nervore, asnjë pjesë e trupit nuk do të funksiononte.

“Bisedoni me fëmijët. Ka shumë rëndësi,” tha autori kryesor i studimit, Prof. John Spencer. “Fjalë për fjalë, të folurit formëson strukturën e trurit.”

Pasi skanuan trurin e fëmijëve, studiuesit vunë re sasi më të madhe të substancës mielin te fëmijët me të cilët prindërit kishin biseduar më shumë.

Studimi: Çfarë u ndodh trurit të foshnjave nëse flisni me

Share With:
Translate »
73 Views