Studimi: Kjo vaksinë anticovid është sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç!

Në një deklaratë të kompanisë Pfizer  deklarohet se vaksina anti-COVID  është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç. Ky njoftim i bërë sot shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grup-moshë përpara vitit të ardhshëm shkollor dhe shënon një hap tjetër shumë pozitiv në mposhtjen e pandemisë.

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e sipër, megjithatë në bazë të deklaratave të ekspertëve vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për vënien në kontroll të pandemisë.

2 mijë e 260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç morën pjesë në studim dhe në bazë të të dhënave paraprake u tregua se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech planifikojnë të kërkojnë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorët evropianë që të lejojnë përdorimin urgjent të vaksinave duke filluar që në moshën 12 vjeçare. Fëmijët përfaqësojnë rreth 13% të rasteve COVID-19 të dokumentuara në SHBA.

 

Share With:
Translate »
371 Views