Sukses edhe në kuzhinë? Elisa Spiropali rrëfen jetën familjare, diku s’paska talent!

A është ministrja Elisa Spiropali një chef-e kuzhine shumë e mirë? Në një intervistë ekskluzive në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ajo tha se nuk është e  talentuar në gastronomi, paçka se mundohet gjithmonë.

Megjithatë, ajo mund të gatuajë spageti me salcë shumë të shijshme apo të asistojë në punët e shtëpisë.

 “Elisa nuk shquhet për aftësi gatronomike. Ka ato gjërat e thjeshta fare, pasta, spageti me salcë unë e qaj, e bëj mirë, të tjerat mundohem.  Në fundjavë bëhemi bashkë me burrin, i vëmë bashkë ato tenxheret, por unë luaj rolin e asistentes. Po ju duhet ta dini se asistentet lodhen më shumë. Jap kontribut, vetëm se s’kam talent, por hamallëkun e qaj”.

Ndër të tjera në këtë intervistë Spiropali foli rreth jetes së saj familjare dhe sociale duke u zhveshur nga kostumi i politikanes. Madje në një moment të paparashikuar, Ermali i kerkon te kercejnë live ne program, me një nga këngët e preferuara të saj.

Intervistën e plotë e gjeni në yotube.

Share With:
Translate »
350 Views