Super hoteli luksoz ku do të jetojnë Messi dhe familja e tij në Paris

Lionel Messi zbarkoi në Paris për aventurën e re të karrierës së tij, teksa u prit me entuziazëm të madh nga qindra tifozë menjëherë në aeroport por edhe në spitalin ku ai kaloi testet mjekësore.

Leo Messi në Paris ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët, Thiago, Mateo dhe Ciro të cilët tanimë do të nisin jetën e re në kryeqytetin francez. Gjithsesi mediat spanjolle e ato franceze nuk kanë vonuar për të kuptuar edhe vendqëndrimin e Messit në Paris me familjen, një hotel luksoz në qendër të Parisit. Sigurisht nuk mund të ishte ndryshe për lojtarin më të paguar në botë për të cilin nuk është problem aspak ana financiare.

‘Le Royal Monceau’, një hotel luksoz ku edhe Neymar jetonte kur mbërriti në PSG në verën e vitit 2017, do të jetë vendqëndrimi i familjes argjentinase të paktën disa muaj.

I vendosur në lagjen prestigjoze, Avenue Hoche, vetëm pak metra larg Champs Elysee dhe Harkut të Triumfit, hoteli është një oaz sharmi, qetësie dhe pritjes së ëmbël në qendër të Parisit.

Share With:
Translate »
165 Views