Surprizë! Aktori i njohur po bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur Jonah Hill dhe e fejuara e tij, Olivia Millar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Lajmi i bukur është bërë i ditur orët e fundit ndërkohë që ende nuk dihet asgjë për gjininë dhe emrin e foshnjes.

Lajmi vjen pasi aktori i “Don’t Look Up”, 39 vjeç, mungoi në dasmën e motrës Beanie Feldstein. Aktorja 29-vjeçare u martua me producenten Bonnie Chance në një ceremoni ‘përrallor3’ më 20 maj.

Lajmi për shtatzëninë e Millar u zbulua në fund të marsit, kur ajo u pa me barkun e rrumbullakosur rrugëve të Kalifornisë.

Para lidhjes me Millar, Hill ishte në lidhje me Sarah Brady. Aktori i “Wolf of Wall Street” ishte fejuar më parë me Gianna Santos, por dyshja u ndanë në 2020.

Share With:
Translate »
55 Views