Surprizë! Aktorja shqiptare shtatzënë për herë të parë
Aktorja e njohur shqiptare Ilda Pepi ka dhënë sot krejt papritur lajmin e bukur që po bëhet nënë për herë të parë.

Në një foto të publikuar së fundmi në rrjet, Ilda tregon barkun e rrumbullakosur, po pa dhënë më tej detaje mbi gjininë apo fazën e shtatzanisë.
Ilda u bë e famshme për rolin e saj te korçares në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

Pepi është gjithashtu aktore e brendshme në teatrin e Korçës dhe roli i saj më i fundit ishte i shërbëtores Luiza në dramën ‘8 Femra’.
/Kids’Time/
