Surprizë! Albani do të bëhet sërish baba
Përmes një postimi në rrjete sociale, Albani i “Asgjë sikur dielli” na ka dhënë një lajm të gëzueshëm. Ai ka bërë të ditur që familja do të zgjerohet, ndërsa partnerja duket se është në pritje të fëmijës së dytë.
Në fotografinë e publikuar shihet bashkëshortja e Alban Nimanit, Klejda, me barkun e fryrë dhe djali Joni. Ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë postim të liderit të grupit “Asgjë sikur Dielli” është shënimi i tij përkrah fotos, ku shkruan, ‘Klejda, Joni dhe (Figura e diellit). Pikërisht kjo figurë ka folur qartë edhe për gjininë e foshnjës, që mendohet se mund të jetë djalë, ose ndoshta i është vënë edhe emri që mund të ketë lidhje me grupin që drejton i ati. Këto janë aludimet tona, por jemi gjithë sy e veshë për të pritur vogëlushin.