Surprizë! Barbara Berluskoni në pritje të fëmijës së katërt
Fëmija i katërt i Barbara Berluskoni po vjen në jetë. Ndërsa pushonte në bregdet, presidentja e Onlus Fondazione Milan, ka nxjerrë në pah barkun e saj tashmë të rritur ndërsa bashkëshorti i saj Lorenzo Guerrieri notonte me djalin më të vogël Leone, shkruan TGCOM24. Nëntë muaj pas lindjes së Leone, vajza e ish-kryeministrit të Italisë është përsëri shtatëzanë dhe duket në formë të shkëlqyer. Barbara dhe Lorenzo kanë 3 vite së bashku dhe ky do të jetë fëmija i dytë i tyre. 33-vjeçarja ka edhe 2 fëmijë të tjerë Alessandro dhe Edoardo, të lindur nga marrëdhënia e tij me Giorgio Valaguzza.