Surprizë! Chrissy Teigen dhe John Legend do të bëhen prindër për herë të tretë dhe s’mund ta zbulonin më bukur!
Gjërat do të bëhen akoma më të çmendura në shtëpinë e Chrissy Teigen dhe John Legend, pasi një burim i afërt me çiftin konfirmoi për CNN të enjten se ata po presin fëmijën e tyre të tretë.
Legend dhe Teigen janë tashmë prindër të vajzës, Luna, 4 vjeç dhe djalit, Miles, 2.
Spekulimet filluan pasi familja u shfaq së bashku në videoklipin për këngën e re të Legend dhe Gary Clark Jr, “Wild”. Këngëtari shihej duke përqafuar gruan e tij nga pas, teksa ajo përkëdhel barkun.
![]()
Modelja dhe këngëtari u takuan në grupin e xhirimeve të një prej videove të tij muzikore në vitin 2006. Ata qëndruan të lidhur për disa vite para se të martoheshin në Itali në vitin 2013.
![]()
Teigen së fundi ka folur për revistën Glamour në lidhje me depresionin pas lindjes që ajo përjetoi pasi lindi vajzën Luna.
“Ishte një eksperiencë e trishtë. Ju i dëgjoni këto histori të tmerrshme të njerëzve që nuk duan t’i shohin fëmijët si të tyret, ose që dëshirojnë t’i lëndojnë ata, dhe unë kurrë nuk u ndjeva në atë mënyrë. Kjo është arsyeja pse unë pushova, pasi e urreja veten time dhe jo fëmijën tim.”
Çifti nuk e ka konfirmuar ende shtatzëninë, por burime kanë zbuluar për “People” se modelja me të vërtetë po pret fëmijën e saj të tretë.
Chrissy nuk iu drejtua spekulimeve të shtatzënisë, megjithëse bëri një postim me një emoji me fytyrë të buzëqeshur ndërsa u publikua videoja, duke bërë që fansat ta urojnë për lajmin e bukur.