Drita në errësirë, një lindje në rrënojat e shpërthimit në Beirut

Në momentin e shpërthimit në Beirut Emmanuelle Lteif Khnaisser dhe bashkëshorti i saj Edmond, ndodheshin në spital pasi ajo pritej të sillte në jetë fëmijën e tyre. Supozohej të ishte një ditë e lumtur për çiftin dhe ishin përgatitur që të filmonin çdo moment të lindjes, mirëpo në vend të kësaj, Edmond kapi skena frike paniku ndërsa shpërthimi dërgoi copa xhami dhe copa betoni në shtratin e gruas së tij.

“Unë pashë vdekjen me sytë e mi..fillova të thoja se “ka mbaruar”? Por shikoja përreth  dhe tavanin që prisja të binte mbi ne”- tha Emmanuelle, duke kujtuar momentet e shpërthimit masiv që plagosi 6000 njerëz dhe më shumë se 170 humbën jetën.

Duke larë gjakun dhe duke hequr pjesët e xhamit, personeli mjekësor e çoi Emmanuellen në korridor, nga frika se mund të ndodhte një shpërthim tjetër.

Emmanuelle u shpreh se ajo e dinte që duhej të përqëndrohej në lindje.

“Ai duhet të vijë në jetë dhe unë duhet të jem shumë e fortë”- i thoshte ajo vetes.

Menjëherë pas shpërthimit,Stephanie Yacoub, ishte mjeku i cili e ndihmoi për të lindur, së bashku me Profesorin Elie Anastasiades dhe një ekip mjekësh.

“Nuk kishte energji elektrike dhe dielli po fillonte të perëndonte, kështu që ne e dinim se duhej ta bënim këtë sa më shpejt të ishte e mundur. Nëpërmjet dritave të telefonit të njerëzve, ai erdhi në këtë botë”-i tha ajo Reuters një javë pas shpërthimit.

Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në spitalin e Shën Gjergjit menjëherë pas shpërthimit dhe dhjetra u plagosën, përfshirë nënën e Edmond Khnaisser, e cila pësoi gjashtë brinjë të thyera dhe mushkërinë e shpuar.

Duke vrapuar midis gruas dhe nënës së tij, Edmond tha se kishte vetëm një gjë në mendje që djali i tyre  të lindte i sigurt.

Ata menjëherë u zhvendosën  në një spital jashtë qendrës së qytetit, ku djali i tyre, i quajtur George, lindi në mënyrë të sigurt. “Ai është drita në errësirë, një lindje në rrënoja”, tha Edmond.

Share With:



110 Views