Takimi i Big Basta-s me të birin në aeroport është më shumë se emocionues!
Tashmë e dini se një pjesë të mirë të vitit Vesa Luma dhe Big Basta e ndajnë larg njëri tjetrit pasi këngëtarja me të birin janë kthyer në Kosovë ndërsa reperi vazhdon punën në Zelandën e Re për të stabilizuar situatën që e gjithë familja më pas të jenë të bashkuar.
Historia e tyre ngjason me shumë histori shqiptare ku sakrifica të tilla janë shumë të shpeshta dhe takimet e tyre kanë gjithmonë shumë emocione prej mallit që krijohet.
Vesa ka ndarë me të gjithë takimin në aeroport të Lianit me babain e tij në maj të këtij viti dhe na ka emocionuar vërtetë.
Besojmë se sakrifica të tilla gjithmonë shpërblehen, duhet thjesht pak më shumë durim. Kjo video dëshmon gjithçka!