Tani Erion Veliaj sapo na konfuzoi, nuk do të bëhet baba për herë të dytë?
Menjëherë pasi votoi së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj postoi një foto në Instagram ku mbi të gjitha sensibilizonte për të votuar por vetëm se duket se përdori emoji-n e gabuar.
“Votojmë të gjithë si një familje, për të mirën, të bukurën dhe qytetarinë ????????????????” shkruajti ai poshtë fotos. Emoji që përdori tregonte një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy djemtë. Kaq mjaftoi që ne ta merrnim të mirëqenë lajmin dhe informacioni të bëhej viral.
Por me sa duket, i përqendruar tek votimet, Erioni e paska bërë një gabim. Ai e ka ndryshuar emoji-n dhe këtë herë ka vendosur atë të familjes me një djalë të vetëm. Tani po që u konfuzuam vërtet! Ne e pritëm kaq mirë lajmin e bukur dhe sidomos në një ditë si kjo! Gjithsesi urojmë që me këtë gabim, Erioni ta ketë ndjellur vërtet një shtatzani të dytë të Ajolës. /Kids’ Time

