Çfarë rastësie! Prindërit e Elitës e paskan ditëlindjen në një ditë dhe sot bënë një super festë

Moderatorja Elita Rudi ka zgjedhur surprizën dhe fjalët më të bukura për t’u uruar ditëlindjen prindërve të saj.

Në InstaStory, moderatorja ka zbbuluar momente nga festa e ditëlindjes së nënës dhe të atit.

Kanë qenë të voglit e shtëpisë ata që kanë kanë surprizur gjyshërit teksa u kanë uruar ditëlindjen.

Kjo është një ditë mjaft speciale për bukuroshen pasi nëna e saj mbush 50 vjec, ndërsa i ati, 60-të.

‘Babi dhe Nani ju më mbushni shpirtin me lumturi, me përkujdesjen tuaj, dashurinë tuaj, dhe me interesimin kundrejt gjithckje që lidhet me mua. Tani e kuptoj që një jetë është pak për të ju kthyer skrificat që keni bërë për mua, Natyrën dhe Denin. Jam më e lumtura dhe më me fat që Zoti më zgjodhi të kem prindër të mrekullueshëm si ju’, ka shkruar Elita krahas fotos së prindërve të saj.

Nëpërmjet fotove, Elita ka publikuar portretin e plotë dhe shumë të ëmbël familjar.

Share With:
Translate »
376 Views