Tani nuk e fsheh më! Për herë të parë në Fan Club, Kiarës i duket barku i rrumbullakosur

Fan Club sot nisi ndryshe nga herët e kaluara. Kiara, drejtuesja e programit, në hapje bëri një falënderim për të gjitha urimet që kanë marrë ajo dhe Luizi për pritjen e ëmbël. E veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë, për herë të parë Kiarës i duket barku i rrumbullakosusr në emision.

Kiara: Më lejoni të bëj një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël, në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem shumë e emocionuar dhe e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment kaq special.

Për javë me rradhë ata e mbajtën të fshehtë këtë lajm dhe vetëm pak ditë më parë e zyrtarizuan nëpërmjet një kënge. Kiara nuk nguroi që ta prekë këtë moment dhe të shpjegojë se cila ishte arsyeja që ata e mbajtën të fshehtë lajmin për shtatzëninë.

Kiara: Ndjej një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe s’kam mundur të jap një përgjigje sepse shtatzënia në vetvete është një rrugëtim shumë i gjatë dhe fillimet janë të vështira. Por ne e menduam ta sillnim në një formë tjetër, për të gjithë ata që besuan tek ne, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika.

Share With:
Translate »
93 Views