Tara bashkon prindërit e saj të ndarë në ditën e rëndësishme
Vajza e këngëtarit të njohur Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi, Tara, ka festuar semimaturën, duke përmbyllur me sukses klasën e nëntë dhe duke hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj.

Në këtë ditë të veçantë, ajo arriti të bashkojë të dy prindërit e saj të divorcuar, të cilët ishin të pranishëm dhe e uruan publikisht me fjalë të ndjera.
Blero i dedikoi një postim emocional, duke e quajtur Tarën “shpirti i shpirtit tim” dhe duke i uruar suksese në të ardhmen.
View this post on Instagram
Ndërsa Teuta ndau fotografi nga festa, duke i dëshiruar fat dhe shëndet në rrugëtimin e saj të ri. (LEXO KETU) Pavarësisht ndarjes së tyre prej vitesh, Blero dhe Teuta vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë prindërore, çka u reflektua në këtë moment të veçantë për vajzën e tyre. /Kids Time/