Taulant Seferi i emocionuar bën dedikim për nënën e tij: Na ka rritur me forcat e saja!

Futbollisti i Shqipërisë, Taulant Seferi, bëri një dedikim emocional për nënën e tij gjatë rrëfimit në “Më Lër Të Flas”.

Tashmë që Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024, përpos lumturisë, sulmuesi zbuloi një Taulant tjetër jashtë fushës së blertë.

Futbollisti u shpreh se golat ia dedikon të gjithë shqiptarëve, por në veçanti nënës së tij, Emine. Ndër të tjera ylli i kombëtares tregoi vështirësitë që e kanë forcuar lidhjen e tij me mamanë.

“E papërshkrueshme, kemi bërë një eliminatore fantastike me të gjithë shqiptarët që kanë ardhur të na shohin. Kanë ardhur në ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Moldavi. Nuk ka asnjë forcë që na del përpara kur jemi të bashkuar ne shqiptarët. Në Kumanovë është vendi ku unë jam lindur dhe rritur, dhe më kanë pritur shumë mirë. Golat (3 gola në 16 ndeshje) që kam bërë për kombëtaren ia dedikoj të gjithë shqiptarisë.

Përveç shqiptarëve padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.

Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, deklaroi taulant Seferi.

Share With:
Translate »
48 Views