Të afërmit e Jonadës nuk e lënë me kaq tragjedinë e Potamit, çojnë dosjen me prova në ambasadën britanike

Komisari i policisë Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në breg të detit në Potam,

Himarë është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës me akuzën e “vrasjes me dashje”.

Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase dhe nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”, teksa rrezikon 10 deri në 20 vite burg.

Pas këtij vendimi të afërmit e vogëlushes do të hartojnë një dosje të re për ngjarjen e Potamit të cilët do ta depozitojnë në ambasadën britanike.

Të afërmit dhe dëshmitarët kanë rrëfyer se kanë të dhëna dhe prova, të cilat nuk janë marrë në vendin e ngjarjes nga ana e policisë shqiptare dhe këto do t’i depozitojnë në ambasadën britanike për të zbardhur tragjedinë.

Share With:
Translate »
126 Views