“Të hiqen maskat në ambiente të hapura”/ Silva Bino: Dasmat në verë të lejohen por…
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino tha në një emision televiziv se duke gjykuar nga numrat në rënie, ajo vetë personalisht do të sugjeronte që maskat të mos mbahen më në ambiente të hapura.
Megjithatë, Bino theksoi se virusi mbetet mes nesh e për këtë arsye, maskat duhen mbajtur në ambiente të mbylluara si marke apo qendra tregtare.
Ndërsa, e pyetur se çfarë do të ndodhë me dasmat këtë verë, Bino tha se ato mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht. Mirë do ishte që numri të jetë i reduktuar, më pak se 100 persona.
“Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur.
Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave.” tha Bino.