Të jesh baba – 15 gjëra që nuk do t’jua thotë askush
Të jesh baba është një nga arritjet më të mëdha të jetës. Dhe ata që janë bërë baba e kuptojnë këtë. Momenti kur dëgjoni fjalët “shpirt jam shtatzanë” deri tek momenti i zërit të bebit që vjen në jetë, jeta juaj ndryshon tërësisht.
Filloni të mësoni për atësinë dhe cfarë kuptimi ka në vërtetë. Do të merrni shumë këshilla të vlefshme nga të tjerë që janë bërë baba më parë.
Këto janë 15 gjëra që duhet të jeni të përgatitur ti provoni kur të jeni bërë baba.
1. Nëse mendonit se dinit si të kujdeseni për një bebe, e kishit gabim
Edhe pse e keni idenë se si të kujdeseni për bebin, ky është vetëm fillimi. Kujdesi për një të porsalindur nuk është i lehtë. Do t’ju duhet të mësoni dhe të kërkoni ndihmë sa herë të jetë e nevojshme.
2. Gjumi do të kthehet në lluks
Do t’ju duhet të rrini zgjuar me netë kur bebi qan gjatë natës dhe nuk do e kuptoni se cfarë problemi mund të ketë. Dhe më e bukura e kësaj është se me shumë mundësi të nesërmen do t’ju duhet të zgjoheni herët për të shkuar në punë.
3.Duhet të perfeksiononi menaxhimin e kohës
Kjo është e gjitha, nëse doni të jeni aktivë në jetën e bebit. Planifikimi i të gjithë gjërave që duhet të bëni në fillim do të jetë i vështirë, shumë i vështirë. Do t’ju duhet të mësoheni që gjërat nuk mund të shkojnë më sipas planit. Do të duhet të mësoni kur ti thoni po dhe jo ftesave, aktiviteteve personale etj.
4. Pasi të shikoni bebin për herë të parë, e gjithë bota nuk do të jetë më njësoj
Jeta juaj nuk do të jetë më kurrë si më parë. Cdo gjë ndryshon! Mos u shqetësoni, sigurisht që ndryshon për mirë.baba2
5. Seksi pas shtatzanisë kthehet në temë për t’u diskutuar me partneren
Përgatituni për javët pa mardhënie seksuale TË PAKTËN 6 javë Kjo është dhe koha e rekomanduar pas lindjes.
6. Duhen bërë sakrifica
Do të duhet të bëni sakrifica, seksi i zhurmshëm, festat etj. Edhe gjoksi i partneres do jetë jashtë liste për një farë kohe.
7. Do të bëheni më i ndjeshëm
Një mashkull nuk e kupton kurrë se sa i ndjeshëm mund të jetë, derisa të shikojë të porsalindurin. Mund të shkrijnë si cokollatë, dhe befas kupton se ka një pjesë shumë të butë që bebi e prek në një mënyrë tjetër.
8. Do të ndjeheni i plotësuar
Dhe kjo nuk është arritje si të fitoni llotarinë. Ka më tepër të bëjë me vlerësimin për veten, duke ditur që ti dhe gjysma juaj tjetër i keni shtuar botës një person të ri.
9. Do ti shikoni gjërat në një mënyrë tjetër, vizioni i një babai është ndryshi nga vizioni i një burri
Ajo cfarë më parë ishte mirë, tani do të ketë një interpretim tjetër. Kur të qajë i porsalinduri juaj do të jetë ndryshe nga të gjitha të qarat e bebeve të tjera.
10. Nuk mund ti përfundoni më bisedat
Bebi do t’ju ndërpresë kur bisedoni me partneren. Ndonjëherë kjo ndodh kur jeni “ të zënë” në dhomë. (sigurisht pas 6 javësh)
11. Do të beheni mësues. Dhe veprimet tuaja do të flasin më shumë se fjalët.
Fëmijët tuaj do të bëjnë atë cfarë bëni ju, dhe jo cfarë i thoni të bëni. Cdo veprim i juaji do të shikohet dhe bëhet në të njëjtën mënyrë nga bebi teksa rritet.
12. Është e vështirë
Po, është një rrugë e vështirë, por që ia vlen si eksperiencë.
13. Përgatituni të jeni gati ti zbavisni fëmijët kur të mërziten
Duhet patjeter të keni një kuti magjike me histori për ti treguar përpara gjumit, dhe ide zbavitëse.
14. Nuk mund të jeni më egoist
Tani nuk mund të mendoni më vetëm për veten, por edhe për nënën e fëmijës tuaj, dhe gëzimin e madh të jetës tuaj.
15. Në një mënyrë ose tjetrën do të keni nevojë për ndihmë
Nuk ka asnjë problem të pranoni se keni nevojë për ndihmë. Në fund të fundit është e pamundur ti bëni të gjitha, dhe ndihma e partneres është një Bonus shumë i madh.