Këshilla për gjumë për gratë shtatzëna
Nëse një grua shtatzanë nuk mund të flejë, nuk do të mund të funksionojë optimalisht dhe do të jetë e prirur për të ftohtit, sëmundje dhe simptoma depresive. Një natë me gjumë të rehatshëm nuk është një punë e thjeshtë, por është e mundur. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të rehatoheni në shtrat, pa patur rëndësi sa të madh e keni barkun.
shtatzania
Pozicionet e gjumit
Nënat e ardhshme janë të përmbytura nga informacionet se cfarë të bëjnë ose të mos bëjnë gjatë shtatzanisë. Disa pozicione gjumi janë shumë të rehatshme për ju dhe beben tuaj.
Me bark: E parehatshme
Në stadet e para të shtatzanisë, gjokset tuaja janë më të butë e të ndjeshëm. Por kur arrini në tremujorin e tretë, gjoksi dhe beli juaj janë shumë më të mëdhenj se zakonisht. Të flini me bark nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e vështirë dhe e parehatshme.
Me kurriz: Jo e mirë për ju dhe bebin tuaj
Shmangni gjumin me kurriz kur jeni shtatzanë. Gjithë pesha e uterusit që rritet shkon tek muskujt e kurrizit, zorrët dhe enët e shumta të gjakut, duke shkaktuar dhimbje mesi, hemoroide,mostretje, problem me tensionin dhe qarkullimin e gjakut.
Anash- Më e mira
Shtrihuni anash- në anën e majtë. Kjo përmison qarkullimin tuaj të gjakut dhe ushqyerit tek bebi dhe ndihmon veshkat tuaja të pastrojnë trupin nga papastërtitë dhe lëngjet. Si përfundim, do keni më pak dhimbje në këmbë, krahë dhe duar. Po të shtriheni në të djathën tuaj, nuk do të thotë se do dëmtoni veten ose bebe tuaj, por është më pak përfituese sesa të flini nga e majta juaj.
Kur flini do ndërroni pozicionet gjatë gjithë natës, duke u shtrirë nga njëra anë në tjetrën ose me kurriz. Nuk ka asnjë problem. Mos u mundoni të rrini zgjuar nga frika se mos shtriheni me kurriz. Më shumë fokusohuni që të pushoni tamam.
Nëse keni të bëni me komplikacione shtatzanie si lindje e parakohshme ose problem me placentën, ndoshta do t’ju duhet të bëni regjiim shtrati, duke i përdorur këto këshilla edhe më tepër.
Jastëkët
Jasëkët do të jenë një nga aleatët më të mëdhenj tuajët në kërkesë për një gjumë të rehatshëm. Terapisti masazhit Hali Chambers thote se suporti I jastëkut është celësi kryesor. ” Vini dhe një jastëk që të mbështesë belin, dhe një tjetër midis gjunjëve”
Jastëku i vogël
Një jastëk trupi e mban trupin mirë duke mbështetur belin dhe këmbët. Futeni jastëkun midis dy gjunjëve që të hiqni presionin nga mesi dhe të bëni gjumin në anësore edhe më të rehatshëm, Vini një në kurriz, dhe do të ndjdheni më rehat që të mbani një pozicion në anësore gjatë tërë natës.
Dyshek i butë
Nëse të shtririt në anësore ju vret shpatullat ose kofshët, provoni të përdorni një dyshek më të butë..
Rripat dhe recepitat e grave shtatzana
rrip shtatzanieNëse rrini zgjuar tërë natës nga dhimbja e mesit, provoni të vini një rrip shtatzanie kur të flini. Rripat mund të zvoglojnë dhimbjen e mesit, ulin presionin në fshikëz, rrisin qarkullimin, ulin enjtjen dhe sigurojnë mbështetje.
Disa rripa e rrisin barkun lart, ndërsa disa të tjera sigurojnë mbështetje mbi shpatulla.
Recipeta gjumi- të buta, dhe prej pambuku- janë ideale për mbështetje gjatë gjtihë natës dhe ndjesi më pak të rëndë.
Të ndjehet bebi rehat
Mos rrini pa gjumë duke u shqetësuar për rehatinë e bebit tuaj. Mund të rrotullohuni dhe të ndjeheni keq gjatë gjithë natës për të, por bebi juaj po noton në një mjedis pa peshë, duke mos ndjerë aspak parehati. Kështuqë pushoni të qetë.