Të miturit e dënuar në Tiranë nuk do futen në qendra riedukimi. Ja marrëveshja që ka rmosur Bashkia

5 qendrat sociale të Tiranës do të shërbejnë edhe si vende për rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturve që do të kenë probleme me ligjin.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale te kësaj kategorie.

“Jam i lumtur që i besuat Bashkisë së Tiranës, si institucioni i parë që eksperimenton dhe sjell një risi në pesë qendrat tona sociale, ku shumë prej atyre që sistemi i drejtësisë i konsideron se kanë kryer vepra të lehta, që mund të rehabilitohen fare mirë në qendrat sociale, të kenë mundësi ta bëjnë këtë këtu. Të rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t’i përfshijnë në punë të tjera komunitare”, tha Veliaj.

Tirana bëhet qyteti i parë që mundëson infrastrukturën e duhur për  këtë risi,  i cili do të shtrihet me pas në gjithë vendin.

Është një proces, i cili përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë të miturit në kontakt me organet e drejtësisë trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, por në mjedise miqësore, ku do të kenë mundësi të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar”, tha Gjonaj.

Në bazë të marrëveshjes, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion të trajtimit dhe të rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin, 5 qendra sociale multifunksionale dhe gjithë stafin e saj të punonjësve të njësive për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, punonjësve socialë dhe psikologëve.

Share With:
Translate »
659 Views