‘Të mos na flasi njeri me gojë’, Rezarta Shkurta e paska mërzitur keq Herën

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta është një mama shumë e përkushtuar ndaj të bijës, Hera. Hera është një vogëlushe me shumë stil, e cila ka shumë qejf të pozojë, të bëjë foto, të vishet e të krihet vetë pa ndihmën e askujt.

Rezarta publikon shpesh në Instastoryn e saj momente nga më të ndryshmet me të bijën. Ditën e sotme ajo ka shpërndarë një foto në të cilën Hera shfaqet e mërzitur dhe ka treguar arsyet që fshihen pas mërzitjes së saj.

Siç e përmendëm më sipër, vogëlushja ka qejf të kujdeset vetë për look-un e saj, por sot ka qenë Rezarta ajo e cila e ka rregulluar dhe kjo e ka mërzitur Herën. “Sot të mos na flasi njeri me gojë. Jemi të mërzitura: 1-sepse na ka veshur mami dhe s’kemi asgjë rozë; dhe si të mos mjaftonte, mami më ka kapur flokët, gjë e cila nuk më pëlqen fare”, ka shkruar këngëtarja në Instastoryn e saj.

Share With:
Translate »
461 Views