Të pish placentën tënde! Pse po përhapet kaq shumë ky trend dhe a rekomandohet nga mjekët?

Në këtë epokë moderne gjithmonë më shumë njerëz përpiqen të eksplorojnë rreth përforcuesve jo-tradicionalë, por natyralë, të shëndetit për t’u larguar nga suplementet artificiale. Pirja e një smoothie të papërpunuar të placentës, për shembull, ka zgjuar interesin e disa nënave të ardhshme. Mund të duket diçka e çudtishme kur e dëgjon për herë të parë, por këto smoothie janë bërë gjithnjë e më shumë të përhapura dhe të preferuara.

Foto credit @monic /Instagram

Smoothie e papërpunuar me placentë: A ia vlen vërtet ta pish?

Placentofagjia (praktika e të ngrënit të placentës) thuhet se e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara në vitet 1970 si një mjet për të luftuar depresionin pas lindjes. Megjithatë, ka raporte që kjo praktikë mund të ketë ekzistuar edhe në kohët e lashta pasi ka kultura tradicionale që e konsumonin placentën në mënyra të ndryshme – si të papërpunuar, të gatuar ose të tharë dhe pluhur.

Cilat janë përfitimet e supozuara?

Është vlerësuar se ka përfitime të mundshme si rritja e prodhimit të qumështit të gjirit dhe rritja e energjisë për shkak të lëndëve ushqyese të paketuara në placentë. Prania e estrogjen-progesteronit, laktogjenit, hekurit, faktorëve të rritjes, β-endorfinës, zinkut dhe oksitocinës në placentë është studiuar tashmë. Por qëndrueshmëria në indet e papërpunuara dhe në përgatitjet e ndryshme, si dhe efektet e tyre pas konsumimit, nuk janë vërtetuar.

A është e sigurt?

Më parë mendohej se placenta është sterile. Por studimet e fundit tregojnë se ka ngjashmëri midis përbërjes mikrobiologjike të zgavrës së gojës dhe placentës. Viruset dhe bakteret patogjene mund të jenë gjithashtu të pranishme në disa prej tyre. Medikamentet e dhëna për nënat gjatë ose para lindjes (d.m.th. anestetikë të përgjithshëm, opioidë) mund të jenë gjithashtu të pranishëm në placentë.

Disa argumentojnë se në vend të marrjes së placentës së papërpunuar, versioni i tharë dhe i pluhurosur mund të përdoret si suplement. Vini re se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk rekomandojnë kapsula të placentës për shkak të çrrënjosjes së pamjaftueshme të mundshme të patogjenëve infektivë gjatë prodhimit. Pas një lindjeje spontane, jo-ndërhyrëse, pa trajtim farmakologjik afatgjatë dhe infeksion të njohur gjatë shtatzënisë, rreziku i lidhur thuhet të jetë i ulët.

Megjithatë, duhet theksuar se nuk ka ende studime të kontrolluara shkencore të kryera nëse konsumimi i placentës ofron ndonjë përfitim, por ka raporte për dëme të mundshme.

Si përgatiten zakonisht?

Disa presin placentën e papërpunuar dhe e hanë atë. Disa e përziejnë atë me smoothie-t e tyre. Të tjerët preferojnë ta gatuajnë atë. Suplementet e tregtuar zihen me avull, thahen, pluhurizohen dhe më pas kapsulohen.

Cilat janë disa nga rreziqet?

Infeksioni është një nga rreziqet e mundshme. Ka prova që nënat që kanë ngrënë placentën e tyre mund të përhapin infeksione serioze bakteriale ose virale tek foshnjat e tyre. Mund të dëmtojë edhe vetë nënën. Në placentë mund të gjenden gjurmë metalesh të rënda, medikamente, kimikate, infeksion.

Prandaj nuk është e këshillueshme që gratë të provojnë smoothie të papërpunuara të placentës. Përfitimet e supozuara aktualisht nuk mbështeten nga prova të forta dhe dëmi i mundshëm është real.

Po kapsulat e placentës?

Një incidencë e infeksionit të Streptokokut të Grupit B u raportua nga CDC pasi një i porsalindur u infektua nga një nënë që mori si suplemente kapsulat e placentës. Streptopiku i grupit B mund të shkaktojë sëmundje serioze si pneumonia, meningjiti dhe madje edhe sepsë. Kështu që as kapsulat e placentës nuk rekomandohen.

A ka ndonjë përfitim nga konsumimi i placentës?

Ka raporte për përmirësim të humorit, më pak dhimbje dhe lodhje, por këto nuk janë studiuar dhe vërtetuar. Derisa të ketë prova të forta për të mbështetur këtë praktikë, është më mirë të jesh në anën më të sigurt – pra të mos e konsumosh.

Share With:
Translate »
88 Views