Të tjerë vogëlushë VIP me fustane princeshash, çfarë po ndodh?

Kampioni në fuqi i Formulës 1 me Mercedesin, Lewis Hamilton është kapur nga paparacët teksa shijonte një shëtitje të këndshme në parkun “Disneyland” të Parisit, së bashku me nipin e tij.

Ajo që të binte në sy ishte veshja e këtij të fundit. Djaloshi kishte veshur një fustan të princeshës Rapunzel.

Kurioziteti në këtë pikë ka të bëjë pikërisht me veshjen e nipit, pasi muajin e kaluar, kampioni britanik kishte publikuar një video në rrjetin social, në të cilën shihej teksa i “bërtiste” nipit për shkak se mbante një veshje vajzash.

“Meshkujt nuk vishen kështu”, dëgjohej mes të tjerash në atë video, e cila përfundoi në fokusin mediatik.

Të gjitha mediet “sulmuan” 4 herë kampionin e botës, i cili reagoi shumë shpejt duke kërkuar falje, e duke shpjeguar se me atë frazë të përdorur nuk donte të prekte ndjeshmëritë e askujt. Mjafton të kujtojmë të birin e Megan Fox që pak kohë më parë u vesh në të njëjtën mënyrë! 

Share With:
Translate »
1116 Views