Një dashuri e re për vajzën e Jozefina Topallit?

Ndarja e vajzës së Jozefina Topallit me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli bëri jo pak bujë. Megi preferoi ta kalonte në heshtje këtë ndarje, edhe pse kishte një lidhje të gjatë me këngëtarin shkodran. Luizi nga ana tjetër, në disa intervista të ndryshme ka folur rreth kësaj ndarje, por pa hyrë në detaje për arsyet që çuan në ndarje. Gjithsesi, ata nuk janë më bashkë dhe secili ka vazhduar rrugën e vet në drejtime të ndryshme. Vajza e ish-kryetares së Parlamentit, duket se përjeton një dashuri të re. Express ka publikuar fotot ku shihet Megi me një djalë në një nga lokalet e kryeqytetit. Ata shihen mjaft të afër me njëri-tjetrin, pasi herë pas here kapen për dore. Të jetë ky i dashuri i ri i Megit?

Share With:
Translate »
1135 Views