Teksa mbretëresha po vdiste, një dramë familjare luhej në prapaskenë
Në kohën kur doli lajmi se mbretëresha ishte në shtrat dhe mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj, u kuptua se një lajm i keq do të pasonte. Pak minuta më vonë mediat shpërndanë lajmin se Harry dhe Meghan po shkonin në Balmoral, aty ku gjyshja mbretëreshë ndodhej. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur një tjetër përplasje mes Harryt dhe Mbretit Charles.
Të besuarit e familjes mbretërore kanë raportuar menjëherë tek Charles se Harry po niset për aty me Meghan dhe Charles e ka telefonuar për ta ndaluar.
“Mos e sill gruan në Balmoral në një kohë që jemi pranë mbretëreshës që po vdes. Nuk është e drejtë apo as e përshtatshme që Meghan të jetë në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, mësohet t`i ketë thënë Charles.
Debati mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta në telefon.
Charles i ka thënë më tej se as Kate nuk do të jetë, kështu që numri i personave në Balmoral do të ishte i kufizuar. Dhe Harry shkoi vetëm.
Një person i brendshëm mbretëror tha gjithashtu se ‘është mjaft e vështirë të shpenzosh kohë me dikë që e di se është gati të botojë një libër që tregon gjithçka për ju’. Pasi Harry do të nxjerrë së shpejti një libër.