Telefonata prekëse e Rozës: Ia drejtoj zemrës së vogël që ia ndala rrahjet
Telefonata e Roza Latit ishte një ndër më emocionueset në ‘telefonin e erës’. Moderatorja zgjidhi t’i drejtohej me disa fjalë foshnjes që abortoi pak kohë më parë. Duke i kërkuar falje, Roza i thotë që nuk ishte momenti perfekt që ato të ishin bashkë, ndaj kreu atë veprim.
“Telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë. Hej ëngjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq, mendoj se kur të jetë momenti që të takohemi bashkë do të jetë momenti perfekt, momenti i duhur, ku as ty dhe as mua nuk do na mungojë gjë. Kur kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm. Është thjesht momenti i duhur që ti do vish’