“Tentova 1 vit më parë”/ Rudina Dembacaj: Akoma nuk jam gati për një tjetër fëmijë

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka zhvilluar një bisedë të hapur virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka ndarë mendimet dhe planet e saj për jetën personale. Ndër pyetjet që i janë drejtuar, ajo nuk mundi të shmangte një temë të njohur: zgjerimin e familjes.

Një ndjekës e pyeti aktoren se “kur do të vijë bebi?”, dhe Rudina e pranoi se ka tentuar një vit më parë për të pasur një fëmijë të dytë. Megjithatë, ajo i dha një përgjigje me humor dhe sinqeritet

“Tentova vitin e kaluar, por këto ditë, që kam vajzën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” ka thënë aktorja, duke shtuar se periudha e sëmundjes së vogëlushes Viktoria e ka bërë të kuptojë se ende nuk është momenti i duhur për një fëmijë tjetër.

Rudina ka treguar gjithashtu se, edhe pse pyetjet për shtatzëninë janë të zakonshme dhe shpesh vijnë nga një vend i mirë, ndonjëherë ato mund të jenë të bezdisshme.

Share With:
Translate »
67 Views