Terroristët e YPG/PKK-së rrëmbejnë një vajzë 12-vjeçare në veri të Sirisë për rekrutim në forcat militante
Grupi terrorist YPG/PKK raportohet se ka rrëmbyer një vajzë 12-vjeçare në veri të Sirisë, për ta rekrutuar në radhët e tyre të armatosura, duke shkelur ligjet kundër rrëmbimit dhe përdorimit të fëmijëve si luftëtarë.
Vajza u rrëmbye nga terroristët në dhjetor në Ayn-al Arab , në provincën e Aleppos, tha Redor al-Ahmed, zëdhënës i një grupi opozitar.
Terroristët e YPG/PKK-së nuk i lejojnë fëmijët e rekrutuar me forcë të kontaktojnë familjet e tyre, tha Ahmed.
Grupi terrorist zakonisht i çon fëmijët që ka rrëmbyer ose mbajtur në kampe terroriste për stërvitje të armatosur. Përdorimi i fëmijëve si luftëtarë të armatosur është shprehimisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe është përcaktuar si krim lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
YPG/PKK rekrutoi më shumë se 1200 fëmijë në vitin 2022, sipas një raporti të OKB-së.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë , PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
YPG është dega e saj siriane.