Tetë gënjeshtrat e mamit tim

1- Historia nis kur isha fëmijë: Kam lindur i varfër. Shpesh nuk kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Sa herë që uleshim për të ngrënë, mami më jepte shpesh rracionin e saj të orizit. Kur kalonte orizin e saj për tek tasi im, ajo thosthe, “Haje dhe këtë timen bir! Unë s’kam uri.”

2- Ndërkohë që rritesha, Mami hiqte dorë nga koha e saj e lirë dhe vinte me mua te kapnim peshk tek lumi pranë shtëpisë; ajo shpresonte se me peshkun që do kapnim, do të më jepte një ushqim pak më me shumë vlera për rritjen time. Sapo kapte vetëm 2 peshq, ajo bënte supë peshku. Kur haja supën, mami ulej pranë meje dhe hante ato që kishin mbetur në halat e peshkut që unë kisha ngrënë. U preka shumë kur e pashë këtë. Një herë i dhashë peshkun tjetër por ajo e refuzoi menjëherë dhe më tha, “Haje ti këtë pesh bir! Mua nuk më pëlqen shumë peshku.”

3- Më pas, për të përballuar shpenzimet për edukimin tim në shkollë, Mami shkonte tek një Fabrikë Shkrepseje dhe sillte në shtëpi disa kuti shkrepseje të përdorura të cilat i mbushte me fije shkrepse të rinj. Kjo e ndihmonte atë për të fituar disa para për nevojat tona. Në një natë të ftohtë dimri, u zgjova dhe pashë Mamin teksa mbushte kutitë e shkrepses nën dritën e qiririt. I thashë, “Mami, shko të flesh, është vonë. Mund të vazhdosh nesër në mëngjes të punosh përsëri.” Ajo qeshi dhe tha, “Shko fli zemër! Unë nuk kam gjumë”

4- Kur kisha provimin Përfundimtar, Mami më shoqëroi atë ditë dhe më ka pritur për orë të tëra në pikun e vapës në diell. Kur ra zilja, vrapova ta takoj. Ajo më përqafoi dhe më mbushi një gotë me çaj që e kishte marë me vete në termus nga shtëpia. Duke parë mamin të mbuluar në djersë, i zgjata që të pinte edhe ajo pak nga gota ime. Por ajo më tha, “Pije ti bir! Unë nuk kam etje!”.

5- Pas vdekjes së babait, asaj iu desh të bënte rolin e të dyve. Ajo u mbajt fort pas punës pasi i duhej që të përballonte nevojat tona e vetme. Jeta jonë familjare ishte akoma më e komplikuar. Kemi vuajtur nga uria. Duke parë gjendjen e familjes sonë që sa vinte e përkeqësohej më shumë, xhaxhai im i cili jetonte afër shtëpisë sime, vinte dhe na ndihmonte shpesh për gjëra to vogla dhe të mëdha. Komshinjtë e shihnin gjendjen tonë të rrënuar dhe shpesh e këshillonin mamin që të martohej përsëri. Por ajo refuzoi të martohej duke thënë, “Nuk kam nevojë për dashuri!”

6- Pasi mbarova studimet dhe gjeta një punë, kishte ardhur koha që ime më të dilte në pencion por ajo vazhdoi të dilte në treg çdo mëngjes vetëm për të shitur disa zarzavate. Vazhdoja ti dërgoja para asaj por ajo ishte e palëkundur dhe madje mi dërgonte paratë mbrapsht. Ajo më thoshte, “Kam plot para!”

7- Vazhdova studimet part-time për Master të financuara nga korporata Amerikane për të cilën punoja. Ia dola me sukses. Me një rritje rroge të madhe, këtë herë vendosa ta mar mamin me vete të jetojë në Amerikë dhe të shijojë jetën. Por ajo nuk donte ta shqetësonte djalin e saj dhe më tha, “Mami nuk është mësuar me jetë të lartë.”

8- Në prag të pencionit, mami u sëmur me kancer dhe u shtrua në spital. Tani që jetoj shumë larg përtej oqeanit, u ktheva në shtëpi për të parë nënën e cila ishte e shtrirë në shtrat pas një operacioni. Ajo u mundua të buzëqeshë por unë ndiehesha shumë keq sepse ajo ishte aq e dobët dhe e pafuqishmë por Mami tha, “Mos qaj, bir! Nuk kam dhimbje!”

Teksa më thë këtë, gënjeshtrën e saj të tetë, ajo vdiq…

PO, MAMI ISHTE NJË ËNGJËLL!

Fjala “NËNË”, përveç shumë gjërave të tjera të pafundme është për:

*Miliona gjëra që më ka dhënë

*Lotët që ka derdhur për mua

*Zemrën e saj të Artë

*Syrin e saj të mbushur me dashuri që shndrin

*Drejtësinë dhe sinqeritetin e saj

*Plakjen që të gjitha këto i shkaktojnë dalëngadalë

 

Për mua ajo fjalë është BOTA.

 

Mësimi:

Për ata prej jush të cilët janë të bekuar ende me praninë e Mamasë, kjo histori është e bukur. Për ata të cilët nuk janë kaq të bekuar, kjo është akoma më e bukur.

 

Share With:
Translate »
37 Views