Tetë muaj pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja e famshme shtatzënë me të dashurin e ri!

Vetë tetë muaj më parë, aktorja Michelle Williams i dha fund martesës së saj me muzikantin Mount Eerie.

Williams u pa në rrugët e Londrës me 42-vjeçarin Thomas Kail dhe ende nuk dihet se kur kanë nisur të dalin së bashku.

Për më tepër, aktorja është edhe në pritje të ëmbël, ndërkohë që ende nuk është zbuluar në cilin muaj të shtatzënisë është, apo ç’gjini ka fëmija i saj.

Sipas burimeve, 39-vjeçarja dhe partneri i ri u takuan në sheshin e xhirimeve për herë të parë në nëntor të vitit 2018, ndërsa tani kanë vendosur të dalin hapur në sytë e publikut.

 

Share With:
Translate »
480 Views