Teuta dhe Afrona përcjellin kaq shumë emancipim, pse keqkuptohet kjo?

Në një intervistë të disa kohëve më parë, këngëtari i famshëm shqiptar Blero Muharrremi pohoi se e dashura e tij Afrona Dika dhe ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën e madje edhe shoqërohen së bashku, duke qenë se Blero ka edhe një vajzë me aktoren. Mirëpo një gjë të tillë duket se e pranojnë ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët së fundmi i janë vërsulur Afronës pas një komenti që ajo bëri në foton e Teutës.

Në foton që Teuta kishte postuar me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, ku shihen Tara dhe Kaia, dy vajzat e saj, Afrona ka komentuar me dy ikona zemrash. Kaq ka mjaftuar që disa komentues ta cilësojnë atë si të shtirur, pasi sipas tyre, Afrona në të vërtetë nuk ka respekt as për Teutën dhe as për vajzën e saj dhe të Bleros, Tarën, duke qenë se poston foto intime me Bleron.

Megjithatë këto reagime duket se nuk i kanë shqetësuar vajzat, të cilat nuk kanë bërë asnjë replikë.

 

Share With:
Translate »
780 Views