Thellohet skandali i Abazit/ Të gjithë e dinin, del letra e 7 vajzave që e kanë denoncuar para një viti

Pak kohë më parë historia e 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Dogu tronditi mbarë opinionin publik. 65-vjeçari sot është pas hekurave, por ende vazhdojnë të dalin detaje tronditëse nga kjo histori.

Së fundmi është bërë e ditur se që në tetor të vitit 2019, 7 nxënëse nga gjimnazi “Gramoz Palushi”, në Paskuqan kanë shkruar një letër ku denoncojnë rojën për ngacmime. Në atë kohë kjo letër, e cila ka rënë në duart e drejtorit dhe mësuesve është bërë shkas që 65-vjeçari të përjashtohej nga shkolla “Azem Hajdari”.

“Report Tv” disponon letrën në të cilën lexohet dëshmia e vajzave. Ato shkruanin se ndiheshin të shqetësuara pasi roja i shkollës 9-vjeçare i ngacmonte me fjalë dhe veprime të turpshme, të tilla si: prekte organin gjenital në sy të tyre.

Në letrën në fjalë një ndër vajzat ka treguar se kishte motrën në 9-vjeçare dhe 65-vjeçari e ngacmonte.

“Ne kemi kohë që ndihemi të shqetësuara, ngacmuara, të stresuar psikologjikisht nga roja i 9-vjeçares “Azem Hajdari”. Ngacmon me fjalë dhe veprime të turpshme, në syrin tonë prek organin gjenital, na thotë hajde t’iu tregoj diçka dhe na tregon foto dhe video të turpshme. Kjo gjë ka shumë kohë qëkur ishim në 9-vjeçare, por tani po na shqetëson shumë sepse përveçse ndihemi keq, na vjen turp për ato që ai bën.

Kam motrën në 9-vjeçare dhe kur ajo bënte pastrimin mbas mësimit, ai i thoshte ku e ke pastrimin që t’i vinte nga mbrapa. Prej asaj kohe mami im e çon dhe e merr motrën nga shkolla”, tregon vajza.

Ne kemi informacione që ai ka kapur një vajzë që tani është në vit të parë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe ka marrë lekë nga ai”, shkruhet në letër. “Shqiptarja” shkruan se fakti i fundit i referohet 15-vjeçares së abuzuar për një vit nga roja i shkollës, e cila sot është gjimnaziste te “Gramoz Palushi”. Ajo është një ndër 7 vajzat që kanë bërë denoncimin.

Kjo letër tregon se 65-vjeçari është denoncuar që në tetor të vitit 2019. Megjithatë vetëm në qeshor u bë publike historia e tij, me denoncimin e 15-vjeçares.

Abaz Dogu nuk ka qenë kurrë roje te “Gramoz Palushi”. Stafi dhe drejtori i këtij gjimnazi, kanë vënë në dijeni për sjelljet e tij shkollën 9-vjeçare ku ai punonte roje.

Burimi: “Shqiptarja.com”

Share With:
Translate »
645 Views