Aktorja e njohur pëson aksident , ishte në makinë me bashkëshortin dhe djalin 2 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë është përplasur dhe është kthyer përmbys. Në makinë ndodheshin këngëtari Alişan, bashkëshortja e tij aktorja e njohur turke Buse Varol dhe djali i tyre 2 vjeç. Buse Varol e cila njihet nga roli i Mislimelek në serialin “Kryeqyteti Abdylhamid”, dhe djali i saj janë tronditur shumë nga ky aksident. Ndërsa këngëtari Alişan ka pësuar një lëndim në krahë. Këngëtari në një deklaratë për mediat e përshkruajti si një rikthim prej vdekjes këtë aksident. “U tronditëm, jemi kthyer prej vdekjes. Është hera e parë në jetën time që pësoj aksident”-tha Alişan.

Share With:
Translate »
582 Views