THIRRJE URGJENTE PËR NDIHMË/ 17-vjeçari nga Vlora ka humbur në mjegullën e Llogarasë

Një thirrje urgjente për ndihmë vjen nga Vlora. Sipas medieve lokale, ka humbur 17-vjeçari Fabio Bashllari mes mjegullës së Llogarasë.
Fabio, siç tregojnë familjarët, ka shkuar në Llogara për një udhëtim me miqtë, por prej andej nuk është parë më . Katër shokët e Fabios, e kanë humbur 17-vjeçarin nga sytë për shkak të mjegullës së rënduar.
Autoritetet janë vënë në kërkim të të riut por ndërkaq familjarët kërkojnë ndihmën e kujdo që mundet të japë informacion.
Numri i vënë në dispozicion: 0686801107

Share With:
Translate »
1321 Views