Thomasin e Ilva Tares e pret një “kopësht me lule” në shtëpi | Video
Ilva Tare, tashmë nënë për herë të dytë, ka ndarë një video në Instagramin e saj me atmosferën që ka gjetur në shtëpi.
Një atmosferë shumë e ngrohtë, shumë buqeta dhe vazo lulesh të dërguar nga miqtë e familjes, mes tyre edhe kërcejtë e përdredhur të “Lucky Bamboo”. Nuk mungojnë as tullumbacet boqëqielli që janë fiks për djalin, ose, meqë ai është shumë i vogël, do gëzojnë Melody-në, sepse lulet, është e qartë që i shijon më shumë Ilva.
“Mirënjohëse”, shkruan Ilva.
Një kthim shumë i qetë dhe i bukur në shtëpi, ku tani do të jenë katër.