29-vjeçarja vidhte foshnjat dhe i shiste nëpërmjet whatsapp
Një grua është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke u munduar të shiste një fëmijë. Julia Fernandes vidhte foshnja në Mumbai të Indisë dhe më pas krijonte grupe në WhatsApp në mënyrë që t’i shishte. Policia ka bastisur shtëpinë e saj dhe pasi ka kontrolluar telefonin ka gjetur rreth 100 fotografi të foshnjave të listuara për shitje.
Një zëdhënës i policisë ka thënë:
Tani jemi duke kërkuar se kujt i përkasin numrat e telefonit, si dhe po ndjekim të gjitha ata çifte që kanë blerë fëmijë nga Fernandes. 29- vjeçarja gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ajo ishte vetëm një ndërmjetëse dhe se rrëmbimet dhe shitjet e fëmijëve kryheshin nga një organizatë kriminale.