Thuhet se djali e quajti Brad Pitt “tr*p të klasit botëror”

Disa kohë më parë, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax ka shpërthyer ndaj të atit, duke e quajtur “tr*p të klasit botëror”. Në një foto të publikuar në Instastory, 19-vjeçari, “uroi” aktorin për Ditën e Babait, duke e ofenduar atë.

“Gëzuar Ditën e Babait këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë”.

Më tej, vijoi:

“Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr (në mënyrë të vazhdueshme). Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”.

Thuhet se djali e quajti Brad Pitt “tr*p të klasit

Llogaria e Pax në Instagram ishte private dhe mendohet se postimi është bërë screenshot nga miqtë e 19-vjeçarit. U mendua edhe se llogaria nuk ishte e djalit, por sipas Daily Mail, është llogaria e tij personale, të cilën e përdorte për miqtë dhe familjarët e afërt.

Jolie dhe Brad u ndanë në vitin 2016. Ndarja erdhi pasi Pitt i vendosi njërit prej fëmijëve duart në fyt dhe goditi në fytyrë një tjetër gjatë një sherri në një anije private, thanë avokatët e Jolie në vitin 2022.

Share With:
Translate »
57 Views