“Thurin ide për të më bërë të qaj’’, Angelina Jolie befason me deklaratën për fëmijët e saj

Angelina Jolie është përfshirë në një betejë ligjore me Brad Pitt për 6 fëmijët e tyre prej 5 vitesh. Në 2016-n ata të dy ndanë rrugët e tyre përgjithmonë dhe ndarja vazhdon të jetë shumë e vështirë për aktorët.

Së fundmi, aktorja ka zbuluar një detaj mjaft interesant për fëmijët e saj.

Jolie ka treguar se fëmijët e saj bashkohen dhe thurin ide se si ta bëjnë atë të qajë nga emocionet e bukura. Bëhet fjalë për datën 9 maj që në Shtetet e Bashkuara festohet si ‘’Dita e nënës’’.

“Ata e dinë që kjo do të thotë shumë për mua dhe nuk e harrojnë asnjëherë. Punojnë gjithmonë për të më befasuar me diçka. Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox mendojnë gjatë gjithë ditës që si ta bëjmë mamin të qajë. Ata mendojnë se është e rëndësishme që të më bëjnë gjithmonë të qaj dhe shpesh bëjnë shaka me faktin që unë përlotem shpesh”, deklaroi aktorja.

Kohët e fundit Angelina ka qenë në qendër të mediave rozë pasi lart e poshtë po flitet se Angelina tashmë ka nisur një romancë të re. Është fjala për muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo.

Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi dhe në këto imazhe shihej edhe Angelina. Thuhet se aktorja tashmë ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.

Sidoqoftë, ikona e bukurisë në deklaratat e saj mohoi kategorikisht se po mendonte për një lidhje apo partner të ri.

Share With:
Translate »
381 Views