Tian mbushi plot 8 vjeç dhe Tuna nuk mund të ishte më e lumtur se kaq
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe mjaft emocional për të — ditëlindjen e djalit të saj të parë.
Tian, djali i Tunës dhe Patrisit, po mbush sot plot tetë vite jetë.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi të të birit të veshur me rrobdeshambër, i buzëqeshur dhe plot jetë, shoqëruar me një mesazh prekës që i dedikohet datës së lindjes së tij.
“Faleminderit që je i pari im, që më udhëhiqe përmes të gjitha ‘përvojave të para’ dhe që më dhurove kaq shumë durim, ndërsa mësoj gjithçka rreth amësisë,” shkroi Tuna në postimin e saj.
Urime!