Tiranë/ Babai hakmerret pas seancës për divorcin, vret ish-dhëndrin dhe plagos avokatin Adriatik Cama
Ish-prokurori, Adriatik Cama, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja raportohet ka ndodhur në lokalin “Trëndafili i bardhë”, pranë Gjykatës së Tiranës.
Cama, i cili prej shkarkimit të tij nga vettingu ushtronte detyrën e avokatit, ka qenë duke konsumuar një kafe me klientin e tij, Kudret Saliaj pas daljes nga një proces gjyqësor ku ai do të ndahej me gruan.
Të pranishëm në proces kanë qenë edhe familjarë të gruas.
Babai i kësaj të fundit ka qëlluar ish-dhëndrin e tij dhe plumbat kanë marrë edhe avokatin Cama.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Efektivët kanë shoqëruar në komisariat një të mitur.
