Vajza po e mundon Meghan-in më shumë se djali
Meghan është në javët e fundit të pritjes së ëmbël. Vajza pritet të vijë në jetë përgjatë korrikut, por edhe pse muajt e parë kanë kaluar, Meghan ndjen ende përzieriet e fillimit.
Një burim pranë saj thotë se Meghan ka anuluar shumë nga punët dhe aktivitetet gjatë kësaj shtatzënie dhe se me vajzën ka më shumë siklet se me djalin.
Edhe kunata Kate ka pasur shtatzëni të vështira.
Ndërkaq në rrjet kanë nisur aludimet për emrin e vajzës. Disa thonë se do zgjedhin emër luleje.
Të tjerë thonë se mund ta quajnë Diana. Sekret, derisa të vijë në jetë!