Tiranë, lëndohen 6 fëmijë në një pishinë
Ndonëse një ditë feste, gjatë këtij 1 qershori nuk munguan as incidentet. 6 fëmijë mbetën të lënduar lehtë në një pishinë në periferi të kryeqytetit, në rrugën e Elbasanit.
Fëmijët, të moshës nga 14 deri 16 vjeç, janë dëmtuar pas rrëzimit të dërrasës së trampolinës duke pësuar lëndime sipërfaqësore dhe disa prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
Gjithësesi, policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe kushtet e pishinës.
TCH