“T’ka mami yll”, pas Ilda Bejlerit, moderatorja e njohur i bashkohet reality show-t

“T’ka mami yll” është “Dance Reality Show”, që pritet të nisë shumë shpejt, në ekranin e “ABC”. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç, të cilët të mbështetur nga mamatë e tyre do të synojnë me cdo kusht fitoren.

Pas lajmit se moderimi i këtij spektali do të udhëhiqet nga bukuroshja Ilda Bejleri, një tjetër figurë e njohur e ekranit do t’i shtohet kastit.

Bëhet fjalë për moderatoren Erjona Rusi, e cila për herë të parë në 20 vjet karrierë, do të jetë pjesë e një jurie. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet shumë e emocionuar.

Share With:
Translate »
218 Views