Tmerr, i riu vret familjen e tij për t’u marrë pasurinë
Një 22 vjeçar u kap nga policiapasi dyshohej se kishte vrarë prindërit e tij të pasur dhe motrën dhjetëvjeçare, në mënyrë që tu merrte atyre pasurinë.
Djali kishte punësuar një vrasës se si dhe ku duhet të vritet familja e tij.
Ai madje bëri një plan se si të shmangeshin kamerat e sigurisë dhe qentë roje.
Ai i kërkoi vrasësit që pas ngjarjes të shihte fotografi të prindërve të tij të vrarë.
Pas pa fotografitë djali u “kënaq” dhe pranoi të paguante tarifën e premtuar vrasësit prej 38,000 dollarë.
Pas hetimeve policia zbuloi se ai ishte urdhëruesi i vrasjeve pasi edhe më parë kishte bërë dy herë komplot për t’i vrarë prindërit.
“Ai donte të çlirohej nga prindërit, sepse nuk po i jepnin para”, tha një burim policor.