Mamaja e Oriola Marashit krenare për vajzën: Ajo është bërë qendra e Universit

Xhoi Jakaj përveçse një pedagoge e shkëlqyer, njihet edhe si mamaja e një prej modeleve më të kërkuara në Shqipëri, Oriola Marashi. Ditën e sotme Xhoi ishte e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, ku si gjithë të ftuarit e tjerë kishte përgatitur një recetë gatimi dhe tregoi më shumë për jetën e saj sidomos marrëdhënien me dy vajzat.

Për Xhoin ishte përgatitur edhe një video-mesazh, i cili e emocionoi shumë, sepse për të ishte i papritur. Vajza e saj Xhulia me anë të një video me fjalë shumë të thjeshta tregoi se sa shumë e donte dhe sa krenare është për mamin e saj. Xhoi u prek shumë nga ky mesazh, sepse ajo nuk e priste që Xhulia mund t’i thoshte ato fjalë në publik për të. “Xhulia është më e ftohtë më e tërhequr se Oriola dhe prandaj u ndjeva shumë e lumtur që më solle Xhulian dhe jo Orin, sepse Oriola tashmë është bërë qendra e botës dhe Universit” tha Xhoi.

Share With:
Translate »
1252 Views