“Tolga” bebe, Almeda Abazi zbulon çfarë gjuhe i flet djalit
Para një muaji, modelja dhe aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e quajnë Efehan. Me anë të opsionit pyetje/përgjigje me fansat, Almeda zbuloi se djali i ka ngjarë babit duke thënë se duket si “Tolga i vogël”.
Ndër pyetjet e shumta bënte pjesë edhe mësimi i gjuhës shqipe. Almeda tregoi për të gjithë se djalit i flet dhe i këndon vetëm shqip.