Tom Hanks e ka zakon të shkoj i paftuar në dasma, por kjo ishte ceremonia më e veçantë ku vrapoi të bëhej pjesë

Aktori i famshëm i Hollivudit, Tom Hanks, nuk i ka rezistuar dot një ceremonie dasme dhe është bërë pjesë e saj, i paftuar, po i shumëdëshiruar për këdo që e adhuron atë.

65-vjeçari fitues i çmimit Oskar e bërë edhe më të veçantë kurorëzimin e Diciembre dhe Tashia Farries të bëhej edhe më i veçantë, kur i pyeti nëse mund të bënte një foto me to.

Në videon e xhiruar në plazh, ai dukej veçanërisht entuziast kur mësoi se ishte një martesë brenda së njëjtës gjini. Sipas Tashias, Tom e kishte parë ceremoninë nga larg dhe ishte aq i prekur nga ajo që pa sa vendosi t’i afrohej çiftit më pas.

Kjo nuk është hera e parë që ai Tom shfaqet krejt papritur, i paftuar në një dasmë. Në vitin 2016, ylli i kinemasë befasoi një çift të porsamartuarish duke u bërë pjesë e fotove të tyre të dasmës në Central Park Aktori ishte duke vrapuar nëpër park kur pa sesionin fotografik të dasmës dhe vendosi të prezantohej me nusen dhe dhëndrin e lumtur, Elisabeth dhe Ryan.

Në vitin 1993, kur ai po xhironte Forrest Gump në Beaufort, Karolina e Jugut, ai u prezantua me nusen Mary Dunning Chapman ndërsa ajo përgatitej të hynte në kishë.

Tom tha:“E pashë ceremoninë nga larg dhe duhet të ishte një nga ceremonitë më të bukura që kam parë ndonjëherë”. Ylli i “Forrest Gump” pozoi me gratë e porsamartura dhe djalin e tyre njëvjeçar. Tashia zbuloi se Tom u tha atyre disa “fjalë pozitive” dhe u tha që ta mbanin gjallë dashurinë.

Share With:
Translate »
151 Views